ikubINFO Logo ikubINFO.com po migron tek ikub.al Albanian Broadband Communication
Llogaria Juaj Llogaria Juaj

 

ikubINFO.com – Mundesi e re per reklamimin e Biznesit Tuaj
 

ikubINFO.com është portali më i kompletuar në tregun shqiptar. ikubINFO.com sjell në treg risinë e “shumëllojshmërisë së informacionit në një vend të vetëm”. ikubINFO.com është portal me informacionet më të freskëta që azhurnohen dhe pasurohen çdo minutë si me informacione të grumbulluara nga vetë stafi i ikubINFO, ashtu edhe me informacione që hedhin vetë përdoruesit e ikubINFO.com. Indeksimi i të dhënave që përdor ikubINFO.com bën që informacionet tuaja të gjenden lehtë edhe nga motorët e kërkimit si Google apo Yahoo. Të gjitha këto kanë bërë që në një periudhë të shkurtër kohore ikubINFO.com të ketë me mijëra vizitorë në ditë me tendencë gjithmonë në rritje.

 
Opsioni i parë: Reklamimi me banner
 
Më poshtë paraqiten pozicionet në faqen kryesore të portalit ku mund të vendosen bannerat si dhe lista e çmimeve për çdo pozicion:
 
Figura 1: Pozicionet e Bannerave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tabela 1:
Tipi i Bannerit
Madhësia e bannerit në px
Intervali kohor
Çmimi në Euro
Tipi A1
320 x 70
1 Muaj
300 €
Tipi A
215 x 140
1 Muaj
190 €
Tipi B
245 x 140
1 Muaj
100 €
Tipi C
335 x 140
1 Muaj
80 €
Tipi D
160 x 140
1 Muaj
50 €
Tipi E
215 x 160
1 Muaj
60 €
Tipi F
200 x 225
1 Muaj
60 €
 
Shënim 1: Për kohëzgjatje të reklamimit më shumë se 1 muaj:
Çmimi për 3 muaj       = 95% * (3 muaj * çmimi mujor)
Çmimi për 6 muaj       = 85% * (6 muaj * çmimi mujor)
Çmimi për 12 muaj     = 75% * (12 muaj * çmimi mujor)
 
Shënim 2: Në rastet e reklamimit edhe tek nën-portalet e tjera (ikubSPORT, ikubBIZ, ikubFEMRA, ikubNJOFTIME, ikubLAJME), çmimi do të rritet me 25% për çdo nën-portal të zgjedhur.
 
Shënim 3: Në rastet e reklamimit vetëm tek një nga nën-portalet, atëherë tarifat për çdo nën-portal janë 50% e tarifës së Portalit kryesor të paraqitur tek Tabela 1.

  

Opsioni i dytë: Direktoria e Bizneseve ikubBIZ
 
ikubBIZ është direktoria më e pasur e bizneseve me më shumë se 100,000 biznese të indeksuar e të kategorizuar. Mekanizmi i kërkimit shumë eficient ju lehtëson punën për të gjetur sa më shpejt të dhënat për një biznes të caktuar.
 
Direktoria ikubBIZ bëhet edhe më interesante pasi i krijon mundësinë vetë bizneseve të hedhin informacionet që ata dëshirojnë të publikojnë për biznesin e tyre. Hedhja e informacionit mund të bëhet në cdo moment për t’iu përshtatur më mirë nevojave të tregut, sezonit, ofertave të ndryshme. ikubINFO.com i ofron bizneseve hapësirë të konsiderueshme për të hedhur informacione tekst, foto, apo video, duke krijuar kështu një faqe të vërtetë interneti për atë biznes. Shikueshmëria e lartë e faqeve tona është një nga avantazhet e publikimit të informacioneve edhe për ato biznese që tashmë kanë faqen e tyre personale në Internet.
 
Informacionet e biznesit ndahen në dy kategori: (a) statike, ku përfshihen informacione të tilla si adresa, logo, numër telefoni, faksi, celulari, Email, adresa Web, kategoria e biznesit, dhe një përshkrim i shkurtër; (b) dinamike, ku përfshihen informacione të rëndësishme për kompaninë, si oferta, produkte, apo gjithçka që kompania e konsideron si avantazh, të cilat mund të hidhen në formën tekst, foto, video.
 
Figura 2: Informacioni Statik për një Biznes.

 

 

Figura 3: Informacioni Dinamik për një Biznes
 
Cmimet qe aplikohen per perdorimin e hapesires per informacione dinamike jane:
 
 
Deri në 5 MB:
1 muaj             10 Euro
3 muaj             25 Euro
6 muaj             45 Euro
12 muaj           80 Euro
 
Nga 5 MB – 20 MB
1 muaj             15 Euro
3 muaj             40 Euro
6 muaj             75 Euro
12 muaj         140 Euro
 
 
 
ikubBIZ mundëson edhe idenë që adresat web të një biznesi (web links) të mund të renditen sa më lart në anën e djathtë të ekranit sa herë që kërkohet në kategorinë ku bën pjesë ai biznes apo kur shfletohet profili i një biznesi të ngjashëm.
 
ikubBIZ mbeshtet konceptin qe Ju te jeni administrator të informacioninit tuaj, duke ju dhene akses (username / password) dhe ju vete mund t’i ndryshoni të dhënat tuaja sa herë që ta keni të nevojshme.
 
Edhe pse Ju mund t’i hidhni vetë informacionet tuaja (tekst, foto dhe video), për të vendosur informacionin e biznesit tuaj, qoftë informacionin statik apo dinamik, agjentët dhe specialistët tanë të grafikës do t’Ju vijnë gjithmonë në ndihmë.
Një element shumë efikas gjatë kërkimeve eshte edhe VENDNDODHJA e biznesit.  Lokalizimi në hartë i vendodhjes së biznesit tuaj bën të mundur që ky informacion të jetë menjeherë i kërkueshëm tek ikubHARTA, një tjetër produkt me interes, pjesë e portalit ikubINFO. Më poshtë po tregojmë shembullin e kërkimit të një biznesi në hartë:
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Figura 4: Kërkimi i biznesit në hartë
 
 
 

 

 
 
Opsioni i tretë: Reklamimi tek nen-Portali ikubFEMRA
 
ikubFEMRA është nën-Portali i dedikuar kryesisht gjinisë femërore dhe që rezulton të jetë një nga nën-portalet më të klikuar të ikubINFO. Këtu ju mund të reklamoni Biznesin tuaj dhe / ose Produktet (Artikujt) që ofroni. E ndërtuar në formën e artikujve, me një hapësirë të konsiderueshme kujtese deri në 20 MB, reklama Juaj arrin direkt tek grupi i vizitorëve të interesuar për aktivitetet e lidhura me Femrat.
 
Faqja e Parë e ikubFEMRA është faqja kryesore e nën-portalit. Këtu afishohen të gjitha produktet (artikujt) e reklamuar nga Subjekte (Biznese) të ndryshme, pavarësisht kategorisë së zgjedhur të artikujve. Në faqen e parë të ikubFEMRA mund të shfaqen maksimumi 12 artikuj. Nëse janë reklamuar më shumë se 12 artikuj, artikujt e rinj për reklamim do të shfaqen në Faqen e Dytë (të Tretë, të Katërt, etj.), në varësi të vendeve të lira që mund të gjenden tek këto faqe.
 
Figura 5: Faqja e parë e ikubFEMRA

 

 

Faqja e Parë e Kategorisë është faqja që shfaqet pasi përdoruesi ka zgjedhur një kategori të nivelit të parë tek menuja e ikubFEMRA (psh. Bukuria, Moda, etj). Në faqen e parë të Kategorisë mund të shfaqen maksimumi 12 artikuj. Nëse janë reklamuar më shumë se 12 artikuj, artikujt e rinj për reklamim do të shfaqen në Faqen e Dytë (të Tretë, të Katërt, etj), në varësi të vendeve të lira që mund të gjenden te këto faqe.
 

Figura 6: Faqja e parë e kategorisë

 

 

Faqja e Parë e nën-Kategorisë është faqja që shfaqet pasi përdoruesi ka zgjedhur një nën-kategori të nivelit të dytë tek menuja majtas e faqes së kategorisë (psh. tek Faqja e Kategorisë Bukuria, nëse zgjedhim Parfumeri). Në faqen e parë të nën-Kategorisë mund të shfaqen maksimumi 12 artikuj. Nëse janë reklamuar më shumë se 12 artikuj, artikujt e rinj për reklamim do të shfaqen në Faqen e Dytë (të Tretë, të Katërt, etj.), në varësi të vëndeve të lira që mund të gjenden te këto faqe.
 

Figura 7: Faqja e parë e nën-kategorisë

 

 

Faqja e Galerisë shfaqet kur një përdorues shkon tek detajet e një Subjekti (Biznesi).
Më poshtë po paraqesim çmimet, të dhëna në Euro për një periudhë 1 (një) mujore, për reklamimin tek Faqja e parë e ikubFEMRA. Kuadratet përfaqësojnë pozicionet e artikujve siç paraqitet në imazhin e mëposhtëm.
 
Figura 8: Faqja e Galerisë

 

 

Çmimet në Euro për një muaj janë paraqitur në Tabelën e mëposhtme, për një hapësirë deri në 20 MB:

 

Faqet e ikubFEMRA
Faqja 1 Faqja 2 Faqja 3 Faqja >=4 
50.00 49.00 48.02 20.00 19.60 19.21 10.00 9.80 9.60 5.00 4.90 4.80
48.02 47.06 46.12 19.21 18.82 18.45 9.60 9.41 9.22 4.80 4.71 4.61
46.12 45.20 44.29 18.45 18.08 17.72 9.22 9.04 8.86 4.61 4.52 4.43
44.29 43.41 42.54 17.72 17.36 17.02 8.86 8.68 8.51 4.43 4.34 4.25
                       
Faqet e Kategorise (psh. Bukuria)
Faqja 1 Faqja 2 Faqja 3 Faqja >=4
20.00 19.60 19.21 8.00 7.84 7.68 4.00 3.92 3.84 2.00 1.96 1.92
19.21 18.82 18.45 7.68 7.53 7.38 3.84 3.76 3.69 1.92 1.88 1.84
18.45 18.08 17.72 7.38 7.23 7.09 3.69 3.62 3.54 1.84 1.81 1.77
17.72 17.36 17.02 7.09 6.95 6.81 3.54 3.47 3.40 1.77 1.74 1.70
                       
Faqet e Nen-Kategorise (Bukuria --> Parfumeri)
Faqja 1 Faqja 2 Faqja 3 Faqja >=4
12.50 12.25 12.01 5.00 4.90 4.80 2.50 2.45 2.40 1.25 1.23 1.20
12.01 11.76 11.53 4.80 4.71 4.61 2.40 2.35 2.31 1.20 1.18 1.15
11.53 11.30 11.07 4.61 4.52 4.43 2.31 2.26 2.21 1.15 1.13 1.11
11.07 10.85 10.63 4.43 4.34 4.25 2.21 2.17 2.13 1.11 1.09 1.06
                       
Faqet e Galerise
1.00 Euro per cdo artikull qe nje biznes publikon, por qe nuk ka kerkuar nje pozicion te caktuar

 

 

Shënim: Për kohëzgjatje të reklamimit më shumë se 1 muaj:
Çmimi për 3 muaj       = 95% * (3 muaj * çmimi mujor)
Çmimi për 6 muaj       = 85% * (6 muaj * çmimi mujor)
Çmimi për 12 muaj     = 75% * (12 muaj * çmimi mujor)

 

Nëse doni të rezervoni një hapësirë për reklamën tuaj klikoni këtu, ose telefononi në (04) 225-3524/227-4971.

ikubINFO një mundësi e re!