|
|
Hyrje
Qëllimi i ikubACAK është të ndihmojë
Shoqëritë e Ndërtimit dhe Studiot e Projektimit të Arkitekturës dhe Konstruksionit
për të kryer një analizë të detajuar të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe për
të përgatitur në mënyrë të automatizuar preventivat / situacionet e kostos së realizimit
të ndërtimit. Ritmi në rritje i shpejtësisë së vendimmarrjes së Shoqërive të Ndërtimit
që po imponohet nga konkurrenca në treg kërkon shpejtësi në llogaritjen sa më të
saktë të çmimeve të punimeve dhe fleksibilitet në përgatitjen e preventivave / situacioneve
mujore të punimeve të ndërtimit. Për këtë ne ju sjellim programin ikubACAK,
cilësisht një nga produktet më konkurrente në tregun e programeve që vijnë në ndihmë
të plotësimit të nevojave të ndërtuesve.
ikubACAK është produkt i një bashkëpunimi
të ngushtë me inxhinierë dhe specialistë të mirënjohur të fushës së ndërtimit. Jemi
kujdesur të krijojmë një mjedis pune shumë të ngjashëm me mënyrën si punohet aktualisht
për përgatitjen e analizave të çmimeve, preventivit, apo situacioneve mujore.
Elementet thelbesore te programit jane:
- Analizat e cmimeve te punimeve te ndertimit
- Analiza e cmimeve te materialeve
te ndertimit
- Pergatitja e preventivave
- Pergatitja e situacioneve mujore
-
Analiza e kostos se ndertimit
- Pergatitja e raporteve te harxhimit te materialeve
ikubACAK ben te mundur mbajtjen e informacionit
per me teper se nje kompani. Organizimi i kompanive te ndertimit eshte bere ne menyre
hierarkike. Secila kompani perbehet nga nje ose disa Projekte. Secili Projekt perbehet
nga nje ose disa Leje Ndertimi. Secila leje ndertimi perbehet nga nje ose disa Ndertime.
Njesia baze e ruajtjes se informacionit eshte Ndertimi. Per secilin ndertim krijohet
lista e analizave te tij. Edhe Analizat jane organizuar ne nje forme hierarkike
qe do te thote se ka analiza te thjeshta si psh: Tulla 20x25x25 dhe analiza te pergjithshme
si psh: Mur 20x25x25 e cila permban si komponente te saj analizen Tulla 20x25x25.
Raportet qe gjenerohen jane shume fleksibel. Psh. Nje inxhinier mund te kerkoje
sa tulla 20x25x25 jane situacionuar tek:
- Kompania 1, Projekti 2, Leja 1, Ndertimi 4 (godine 4 kate); (dmth. vetem ne kete
godine)
- Kompania 6, Projekti 1, Leja 4 (vila 3 kate) (dmth ne te gjithe vilat
e kesaj leje ndertimi)
- Kompania 4 (dmth ne te gjithe projektet e Kompanise 4)
ikubACAK eshte i pajisur me nje sistem
te detajuar perdoruesish dhe te drejtash me qellim qe te percaktohen ne menyre sa
me te qarte ambjentet se ku kane te drejte te punoje secili perdorues. Informacioni
i analizave dhe situacioneve ruhet ne forme kronologjike, dmth: per periudha te
ndryshme nje analize mund te kete permbajtje te ndryshme dhe per me teper programi
te jep mundesine qe ky informacion te perpunohet me apo pa efekte pergjate periudhave
te ndryshme kohore. Programi ka nje liste me raporte te cilet paraqesin informacionin
e perpunuar ne formate sa me te lehte per perdorusin. Prej tyre informacioni mund
te transferohet ne excel per ti lejuar perdoruesit perpunim te metejshem te ketij
informacioni pavaresisht te dhenave qe ka ne program. Programi mund te instalohet
ne me teper se nje kompjuter dhe informacioni ruhet tek nje baze te dhenash tek
nje server duke krijuar keshtu mundesine per te kryer procese te ndryshme te punes
ne menyre paralele.
|