ikubINFO
Miresevjen Vizitor Kerko | Temat Aktive | Anetare | Hyr | Regjistrohu

PARODI Alternativa
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:30:33 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
PARODI-DEMIR KRASNIQI
“TALLAVA”
Haj medet,medet-e
Po bëjnë djem e çika-
N´duar t´kujt ka
mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N´Duar t´matrazapve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën
popullore!
Që s´njohin traditën,
Toskërishte,gegërishte,
Po na e ndalin
rritën
me këngë magjupishte?!
Humbën këngët tona
Me atë bukuri-e
Himn në dasmat tona-
“ÇAJE
SHUKARIJE”?!
Shih çka m´tha një ditë-e
producent Maskari-
Këngët e traditës
Nuk
po i ha pazari!
Po deshe albumi
T´shkoj sikur bakllava
KNO KËNGË MAGJUPISHTE
NË STILIN TALLAVA
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:31:44 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
KËNGA E MIXHËS KEK-së

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë zana –
Fort ryshfetin po ta ka ana!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj !

Oh, more mixha KEK-së, ty, t’ shitoftë shita –
Qysh s’ e dite çka asht drita?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, more tmerr –
Qe nëntë vjet na le në terr !?
Eh, Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti, çka kujtove –
Trutë e kresë , ti na i shkatërrove?!
Eh! Oh!
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ty, të lëshoftë toka –
Sa shumë herë po t’ bien këta blloka !?
Eh ! Oh !
Nënë , moj loke , oj !

Oh, more mixha KEK-së, të marrtë vullkani –
Sa shumë herë po t’ rrjedh kazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, tu shpoftë kazani –
Sidomos n’ muaj Ramazani ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke, oj!

Oh, more mixha KEK-së, ti more sherr –
A luftuam për me ndejë n’ terr ?!
Eh ! Oh !
Nënë, moj loke , oj !

Gjilan, më 31 Gusht 2008. Demir KRASNIQI
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:32:31 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
ÇAJE SHUKARIJE - SHQIP

Çajurije, Shukarije,
M' u ligë trupi prej dashurie,
M' u dogj zemra prej mërzie,
Çaje!Çaje!
Refreni:
Kallma, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Zemrën, ti, kallma,
Çaje Shukarije!
Trupin ligma,
Çaje!Çaje!
A-a-a-a!A-a-a-a!
A-a-a-a! Çaje!
Çaje!

Teleisun me kollana,
Vetullat porsi gajtana,
Sytë e tu, porsi filxhana,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

A e mbanë mend sa të kam dasht-e,
U rreknejshim nëpër kasht-e,
Nëpër kashtë e nëpër san-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Kur prashitshim kallamoq-e,
M' ke pas thanë se nuk kam shoq-e,
Veç dimitë mos m' i përlloç-e,
Çaje!Çaje!
Refreni: Kallma, ti, kallma...etj.

Çajurije, mirë nuk bane,
Që i kallzove nanës tane,
Që i kallzove nanës tane,
Çaje!Çaje!
Refreni:Kallma, ti, kallma...etj.

E thuri,e kompozoi,e aranzhoi,e këndoi,e incizoi, e editoi dhe e distribuoi:
Demir Krasniqi, producent
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:33:10 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
Prej se u linda dhe u rrita -
Një refren dëgjoj çdo dita!...
M' iriton, më neveritë,
Më shpon zemrën dhe mushkëritë!...

Njeri t' mirë - mbi tokë nuk lënë -
Ky nuk bën - ai nuk bën!
Ky i keq - ai i marrë,
Ky spiun - ai tradhtarë!...

Këtë refren, që është bërë "modë" -
E dëgjoj n' zyrë, n' rrugë e n' odë...
Përgojohen t' gjithë me rend -
Që nga lagjëja, deri n' Kuvend!...

Ky refren kudo jehon -
Ky nuk di - ai s' meriton!
Ky kopuk - ai është hajduk,
T' gjithë luftojnë veç për kolltuk!...

Dal e rri n' kafeteri -
Ku bërlykën pleqë e t' rinjë!
S' mbetet kush pa u marrë për gojë,
Për këtë punë kem' shumë përvojë!

As në shkencë, as n' histori -
S' mbet i mirë plak, as i ri!...
Duke pirë çaj, kafe, raki -
Më t' mirët mbetëm:UNË dhe TI!
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:33:51 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
MOS RRI ME KËTE - MOS RRI ME ATE!

Janë do burra këtu ndër ne,
Që s' duan komb, nuk duan Atdhe,
S' njohin Zot, as s' njohin fe,
S' dijnë pse rrojnë, as pse kanë le!?...

S' kanë taman për veti mend -
Dijnë për t' mësuar tjetër kend!
Përçajnë njerëz, këtu e atje -
Mos rri me këte, mos rri me ate!

S' e duan motrën, s' e duan vëllaun -
Vet-vetit po ia thejnë krahun!
Nuk duan shokë, as nuk duan miqë,
Nuk duan farë, as nuk duan fis!

Edhe tokës i bëjnë hata -
Ma marri për burrë a ka?
T' thejnë me djalë, të thejnë me vëlla -
Mos rri me ata, mos fol me këta!...

More i mjerë, o fytyrëmarruar,
A ti do dikë për t' mësuar -
Me kënd flet e me kënd t' rrijnë,
Me kend t' hajnë e me kënd t' pijnë?!

Merre veten me të mirë -
Pëshurru n' tokë - kqyru n' pasqyrë!
Mos jeto me gajle t' huaja,
Se bien n' dergjë e të kapë sëmundja!...

Demir KRASNIQI
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:34:22 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
OJ DADA SALË

Refreni përcjellës:

Ah, tjarana, tjarana, na,
Tjarana, tjarana, tjarana, na!
Ah, dibidup, dibidup, dup,
Dibidup, dibidup, dibidup, dup!

Oj, dada Salë, oj dada Rabi-e,
O, hajde t' shkojmë nëpër Arabi-e!
Oh,merre Havën dhe dadën Selvet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salë, merre dhe Arzinë,
Oh, do t' lobojmë ne, oh, për Pavarësinë!
Oh, kur ta shohin Havën dhe Selvetin,
Oh,do t' na njohin, ne, sovranitetin!
Refreni: Ah, tjarana,tjarana, na...etj.

Oh, ndoshta skuqen, për hatër t' Sevdis-e,
Oh, s' ja mbarojnë, oh, qejfin Sërbis-e !
Oh, ndoshta skuqen, për hatër t' Dudis-e,
Oh, s' ja mbarojnë, oh, qejfin Rusis-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Oj, dada Salë, pashë agën Jakup-e,
O, hajde t' shkojmë s' bashku deri n' Shkup-e!
Oh, ndoshta skuqen prej dadës Safet-e,
Oh, e na njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni:Ah, tjarana,tjarana,na...etj.

Oj, dada Salë, oj dada Dilic-e,
O, hajde t' shkojmë ne, deri n' Podgoric-e!
Oh,shkojmë e rreshkemi gjithë verën n' bregdet-e,
Oh, ndoshta e njohin Kosovën, si shtet-e!
Refreni: Ah, tjarana, tjarana, na...etj.

Gjilan, më 26.09.2008. Demir KRASNIQI
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:35:25 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
UNË DHE ÇIFTELIA

Çifteli, moj , dru prej mani,
A po e sheh si erdh zamani?
Ndryshoi bota, ndërroi insani,
Shihe , koha çka na bani !

Erdhi surlja , erdh tupani –
Mua po m’ thonë :”Nuk po t’ banë zani!”
-Tash je plakë e t’ kanë ra dhëmbët,
Askush ma s’ ti dëgjon këngët !...

-S’ t’i dëgjon kush, kangët e trungut,
Kaloi koha e Ali Bungut!
Kaloi koha e “kangëve t’ forta”,
S’ do ma kush “kangë t’ kallamojta”!

-Këngëve t’ vjetra u ka dalë boja,
S’ i do zemra, s’ i këndon goja !
S’i do syri, s’i do veshi ,
Tash duamë këngë, ku përzihet l*** !

-Nuk duamë “Shotën – mashalla”,
Duamë “Çyçeka” e “Tallava”!
Këngë “ moderne” po donë bota –
Ku këndon kërthiza, ku këndon botha!...

-Çiftelisë i ka dalë moda,
Nuk ka vend ma nëpër oda !
Nuk po duamë ma “cimilima”,
Për heronj e as për trima !...

-Cimilim, as giri – giu,
As e preu, e as e griu!...
Tash po këndojmë n’ demokraci –
“Rok” e “Rep”, pornografi !...

N’ vend t’ çiftelisë – sintisajzeri,
N’ vend t’ rapsodit – roker kuleri !
Nëpër dasma e festivale –
Këngë rrugaçësh – këngë banale!...

Haj, medet, moj çifteli,
Çka na gjet mua dhe ty!
S’ do me sy kush t’ na shikon,
As n’ muze, as në pension!
Demir KRASNIQI
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:36:03 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
KAJË MOJ ÇIKË;MORI NAXHI

Kajë moj çikë, mori Naxhi,
Po t’ çojmë nuse nër tupanxhi!
Kajë moj çikë, shaminë me lula –
Vjehrri yt, po marojke surlja !

Kajë moj çikë, me krye n’ prezore –
Vjehrra jote, ish defatore !
Kajë moj çikë, në skaj t’ shamisë –
Je kunata e surljaxhisë !

Kajë moj çikë, në këmishë t’ najllanit -
Burri yt, po i bien tupanit,
Nëpër xhade të Gjilanit,
Për iftare të Ramazanit.

Se kur t’ shkojnë me e falë Bajramin –
N’ derë t’ xhamisë e qet tupanin !
Krejt xhemati i qesin pare -
Kurrë nuk t’ le , ty, pa idare!

Kajë moj çikë, kajë e kup,
Mos kujto qi janë magjup!
S’ janë magjup, por janë mefterë-
Krejt Gjilanin e çojnë n’ poterë!

Kush ta bajnë ndo ‘i djalë synet –
Burrin tand vjen e ta thërret!
N’ kamiona, e në traktora –
Bien tupani e ngrihet hora !

Se kur t’ bien n’ tupan guxhumi –
Krejt qyteti çohen prej gjumi!
Po bien t’ vjetrit “Shahadet” –
A u ba luftë, a u ba tërmet?!

-Nuk asht luftë, nuk asht tërmet,
Po e kanë ba nji djalë synet!
E kish nana , djalë hasret,
Para tij, i kish edhe tetë!



Ky synet asht krejt “normal” –
Vishet djali, si “gjeneral”!
N’ ballë i shkruen “Mashallah”,
Poshtë i shkruen “Bismilah”!

Bien tupani – hallakamë,
Kcejnë dasmorët pordhë e piskamë!
Dridhet toka e dridhet sheshi –
N’ tana anët përzihet l***!

Krejt magjupëve ju daltë i thati –
Qysh na e morën der këtë zanati?!
Krejt magjupët e marrshin zhugën –
Na e kanë marrë prej gojës bukën?!

Tash po rrnojmë për “Mashallah”-
Guxhum n’ dorë – tupanin n’ krah !
Guxhum n’ dorë e surlen n’ gojë –
Për me u ra , kem ba përvojë !

Me tupan, n’ veshje kombëtare –
Me guxhum , po marrim pare!
N’ guxhum t’ tupanit e n’ pip të surles-
Bajmë gjymysh për nji “Premje t’ Lëkurës!?”
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:36:35 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
UNË E DUA LIZËN

Kënga e parë –

Oh, mori nan- e,
Diçka du’ me t’ than-e –
Nuk e du’ Kosovën,
S’e du’ fakultetin,
Nuk e due Zizën,
Se ma soll kiametin!
Por e dua Lizën -
Që ma bani vizën!

Prej poteres s’ Zizës –
Ujk , mu ka ba shpija!
Se për sytë e Lizës –
M’ dogji dashuria !
Soll për hatër t’ vizës –
Që m’ nxori prej krizës !
Veç për sytë e Lizës –
Ia dhashë dysh, unë, Zizës !

Nëpër klube t’ natës –
U njoha me Lizën!
Për inati t’ babës –
Zoti ia ruajt kthizën !
Nga meraku i vizës –
Për hatër t’ devizës!
Për me dalë prej krizës –
Jam ba rob i Lizës !
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:38:05 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
Kënga e dytë –

Moj nan-e, moj nan-e,
A po vjen në Zvicërr-e?
-Unë po vijë , po s’ kam me se,
S’ ka kush ma banë vizën-e?!

Jam njoftu’ me Lizën-e,
Ajo ta banë vizën-e !
Liza na i banë vizat-e,
Zoti e ruejt nga mizat-e !


Po banë nana:”Haj medet,
Qysh bajmë darsëm në gurbet?!”
-Hajt, moj nan-e, mos ki dert,
Na qet Liza n’ selamet !

Do t’ bajmë darsëm për merak –
Me gjermanë e me zezak!...
S’e harxhojna as nji rrogë,
Se me thasë, po bajna drogë!...

Hajde, nanë, e ruenaj thminë –
Ta banë Liza, garancinë!
Hajde, nanë, përkundna djepat –
T’ i ndreqë Liza, tana letrat !
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:38:41 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
Kënga e tretë-

Haj, shyqyr, moj, haj shyqyr –
Na ka dalë nana, azil !
S’ ka ma gëzim e ma shyhret,
Se me marrë nuse n’ gurbet !

Ka dalë nana, në oborr –
Nusja e mirë, por synin qorr!
Po rrehë nana , me shuplakë –
Nusja e mirë, por koka plakë !

Vallëzon nana, me nji kambë –
Nusja e mirë, s’ i kish tre dhambë!
Po hanë nana, kikirika –
Nusja e mirë, por kish perika!

Po knon nana – zanin pushkë,
Nusja e mirë, po ish kanë vejushkë!
-Hajt, moj nan-e, mos ki gajle –
Liza e ka penzinë e madhe!...
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:39:21 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
Kënga e katërt-

Kalle, kalle, ndiz fitilin –
Nanës tonë, ia dhanë azilin!
Nanës tonë, ia dhanë azilin,
Of, aman, aman, aman!



Kalle, kalle, qitja flakën –
E lamë t’ renë, e morëm plakën!
E lamë t’ renë, e morëm plakën,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Plaka , moj, erdh te na !

Of, of, of, sa mirë ta bana –
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Qi nuk t’ lash n’ Kosovë, te nana,
Of, aman, aman, aman!

Edhe nana, e ka ditë –
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Për gurbet, ty, që t’ ka rritë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj, mashalla –
Nana, moj, erdh te na!

S’ ka ma gëzim e ma shydet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Se me e marrë nanën, n’ gurbet,
Of, aman, aman, aman!

S’ ka ma vështirë e ma kiamet -
Babën, n’ shpi , me e lanë vet,
Si e pastë ba, ai, e pastë gjetë,
Of, aman, aman, aman!
Shote, moj mashalla -
Nana, moj, erdh te na !
Shote, moj , mashalla –
Baba, mbet tuj kja!
shaban cakolli
Postuar: Saturday, September 26, 2009 11:40:00 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
Kënga e pestë-

Na , n’ llokum e majna Lizën,
Po, po, e majna !
Soll që i bani djalit vizën,
Po, po, e majna !

Na, Lizën e majna n’ molla,
Po, po, e majna !
As nji ditë s’ asht kanë te shkolla,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në Zvicërr, do t’ shkojna !
Zvicrrën do ta kallim -
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna !
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na Lizën e majna n’ arra,
Po, po, e majna !
Soll që i ka flokët me lara,
Po, po, e majna !

E majmë Lizën, n’ kikirika,
Po, po, e majna !
N’ vend të flokëve – i blejmë perika,
Po, po, e majna !
Ojna, ojna,
Në gurbet do t’ shkojna !
Gurbetin e kallim -
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

E majmë Lizën, n’ t’ kuq të vojës,
Po, po, e majna !
Se s’ i kish tre dhambë të gojës,
Po, po , e majna!

Djali jem , kish pasë nafakë ,
Kish pasë nafakë –
Vet i ri e nusja plakë,
E nusja plakë !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna,
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kthizën,
Ja këqyrim kthizën –
Veç pse i bani vëllait vizën,
Ja bani vizën !

Na, Lizës ja këqyrim barkun,
Ja këqyrim barkun –
Veç pse i nxori nanës, hakun,
Ia nxori hakun !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna !
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim !
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana !

Na, Lizës ja këqyrim kamën,
Ja këqyrim kamën –
Se n’ gurbet na e qiti nanën,
Na e qiti nanën !

Na, Lizës ja këqyrim thembrën,
Ja këqyrim thembrën –
Veç pse i plasi babës, zemrën,
Ja plasi zemrën !
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na , Lizën e majmë n’ sherbet,
E majmë n’ sherbet –
Se na e hupi vëllain n’ gurbet,
O, vëllain n’ gurbet !

Na, Lizën e kruejm si lopën,
E kruejm si lopën –
Veç pse i dha vëllait, Evropën,
Ja dha Evropën !
Ojna, ojna,
N’ krejt dynjanë do t’ shkojna!
Dynjajen e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana, tjarana!

Na, Lizës ia këqyrim synin,
Ja këqyrim synin –
Shpijës tonë, ia futi drynin,
Ia futi drynin!
Ojna, ojna,
Në Evropë, do t’ shkojna!
Evropën e kallim –
Plakat do t’ ja u marrim!
Ajna, ajna, ajna, ajna!
Tjarana, tjarana, tjarana,tjarana!
Tiriliu, tiriliu, tiriliu, tiriliu!
Garagiu, garagiu, garagiu, garagiu!
Tralala, tralala, tralala, tralala!
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !
T’ lumtë na ! T’ lumtë na !

Gjilan, 2005. Demir KRASNIQI
baby
Postuar: Monday, October 05, 2009 2:33:47 PM

Klasifikimi: Anetar Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 12/5/2008
Postime: 694
Pike: 1,800
Vendodhja: Tirane
Ore Shaban qenke i papare ti mo...poet, kengetar......po per ti kenduar i kendon ti keto apo jo?????????ThumbsUp
shaban cakolli
Postuar: Thursday, October 15, 2009 3:39:36 PM

Klasifikimi: Kandidat Nderi
Grupe: Anetar

Anetaresuar: 9/26/2009
Postime: 121
Pike: 363
Vendodhja: gjermani
Mundohem moj,edhe ju qenkeni per te ju lavderuarCursing
Perdorues qe po shfletojne kete forum
Guest


Shko tek forumi
Ju nuk mund te hapni tema te reja ne kete forum.
Ju nuk mund te postoni pergjigje ne kete forum.
Ju nuk mund te fshini postimet tuaja ne kete forum.
Ju nuk mund te ndryshoni postimet tuaja ne kete forum.
Ju nuk mund te krijoni sondazhe ne kete forum.
Ju nuk mund te votoni ne sondazhet e ketij forumi.

RSS Kryesore e Forumit : RSS

YAFVision Theme Created by Jaben Cargman (Tiny Gecko)
Mundesuar nga Yet Another Forum.net versioni 1.9.1.8 (NET v2.0) - 3/29/2008
Copyright © 2003-2008 Yet Another Forum.net. All rights reserved.
Kjo faqe u gjenerua ne 0.267 sekonda.