|
|
|
|
|
Perse 50.000 euro per kete akt solidariteti
|
|
|
Shume njerez kane pyetur veten perse ky djalosh do t’i dhuroej keto leke per nje akt solidariteti… Shume njerez kane menduar dhe mendojne se ky djalosh ka thene keshtu per t’ju thyer zemren njerezeve dhe pastaj te marri leket e te zhduket kushedi se ku… shume te tjere akoma mendojne se ky djalosh na qenka nje rockfeller dhe nuk di ku t’i coje 50.000 euro dhe per filantropi i ka hyre rruges se bamiresise… Per hir te atyre qe me vleresuan, per hir te atyre qe me mbeshteten, per hir te gjithe atyre shqipetareve qe besojne tek ndryshimi i ketij vendi dhe qe punojne per kete vend, une ju pergjigjem qe jo vetem do te shpenzohen te 50.000 eurot nga i pari tek i fundit per nje akt solidariteti, por do te percillet dhe mesazhi qe te gjithe kemi aq shume nevoje: “Me pune dhe vullnet ky vend mund te ndryshoje”. Si shume studente te tjere qe sakrifikojne shume per te vazhduar studimet jashte vendit, per nje eksperience me te gjere, edhe une do te kisha shume nevoje per ato 50.000 euro, duke mos patur gjithnje stresin e qerase se fund muajit, stresin e taksave te shkolles, stresin e te luftuarit per nje jete me normale…. Por dreqi ta haje…. Njehere te vjen mundesia ne jete, qe te kesh rastin qe me keto lek te shprehesh ate mesazh, qe per shume kohe ke luftuar, qe per shume kohe e ke mbrojtur, qe per shume kohe e ke enderruar, mesazhin e ndryshimit, mesazhin e rilindjes, mesazhin e nje etape te re… Jane 50.000 euro qe do te perdoren per t’ju thene femijeve te fshatit, qe nuk kane asnje ndryshim nga femijet e qytetit, jane 50.000 euro qe do te perdoren per t’i kujtuar vetes qe natura jone eshte shume e bukur per t’u shkaterruar, qe historia jone eshte shume e lavdishme per t’u lene ne harrese, qe kultura jone eshte shume e pasur per t’u lene ne varferi, jane 50.000 euro qe do te perdoren per t’u kujtuar femijeve jetime qe ata nuk jane vetem, per te falenderuar gjysherit tane, per ate cka ne kemi sot…. Jane 50.000 euro qe nuk do te ndryshojne Shqiperine, por qe do te japin mesazhin se Shqiperia mund te ndryshoje. Ne emer te ketij ideali ftoj te gjithe ata te rinj, te moshuar, femije e te rritur qe kane deshire te bashkohen duke levizur qytet me qytet, fshat me fshat per te dhene kete mesazh kaq unik dhe te nevojshem per momentin. Kontributi i gjithsecilit nga ne mund ta percjelli kete mesazh pertej nje endrre dhe te beje realitet deshiren per nje Shqiperi ndryshe, per nje Shqiperi me te mire. Qofte shembulli jone nje prelud per nje etape te re, sepse ndryshimi fillon nga gjithesecili prej nesh….
|
I Juaji
Arber Cepani
|
|
|
|